Shkelqimi dhe renia e Adsense.

Shume gjera te rendesishme kane ndodhur qe nga postimi i fundit. Ndryshime te medha persa i perket SEO.

Deri pak jave me pare isha me te vertete i lumtur me drejtimin qe kishte marre puna online.  Me ne fund pas disa vitesh online kisha kuptuar shume gjera; se si te besh me te vertete leke online, cilat jane menyrat me te mira, me te shpejta e menyrat qe jepnin me shume leke.

Nuk eshte ndonje cudi e madhe nese ju them qe menyrat qe japin me shume leke jane edhe ato qe duan me shume pune dhe kohe. Behet fjale per affiliate marketing ku shpesh here mund te kesh komisione prej 120$ per nje shitje te vetme.
Prandaj une, si shume persona te tjere, zgjodhem rrugen me te shkurter; Adsense. Duke menduar ti futesha metodave te tjera me fitimprurese vetem pasi te arrija nje shume te madhe nga Adsense cdo muaj.

Adsense eshte me te vertete nje menyre gjeniale per te bere leke online. Mendoje pak. Ti ben nje website dhe sjell vizitore ne te. Vizitoret klikojne mbi reklama dhe ti paguhesh. Vizitoret nuk duhet te blejne ndonje gje, mjafton nje klikim dhe ti fiton leke. Nese blejne ndonje gje te websiti ku shkuan apo jo, nuk eshte problemi yt. Ti fiton gjithmone sapo merr nje klikim.

Nuk ka ndonje magji te madhe, thjeshte duhet te sjellesh sa me shume vizitore ne faqe. Per kete gje duhet te harxhosh pak kohe per kerkime. Idealja eshte te gjesh nje website me nje keyword per te cilin njerezit e kerkojne shume dhe  qe mundesisht domaini  keywords.com, .net apo .org te jete e lire (exact match domain) dhe konkurrenca te jete shume e vogel.

Aftesia qendron ne faktin se sa i zoti je te gjesh tematika (niche) qe plotesojne kushtet e mesiperme. Do te bej nje postim te gjate mbi kete teme, sepse eshte baza per ndertimin e websitive fitimprurese.

Sic e thashe, une ja kisha arritur qe te gjeja tema te tilla dhe kisha nje plan per kete vit per rreth 40 micro website. Pra dukej se cdo gje po shkonte mire dhe e ardhmja dukej me premtuese se kurre.

Problemi qendron  faktin se kisha bazuar rreth 2o website mbi Exact match domains (EMD), sepse kjo ishte dhe menyra me e shpejte per te pasur nje pozicion te mire ne google.  E kur Matt Cutts beri nje update duke zhvleresuar pak a shume te gjitha EMD, e gjithe struktura qe kisha ndertuar ra poshte. Vetem 2 website mbajten pozicionin e tyre #1, te tjerat rane shume poshte ose dolen fare nga indeksi per termin kryesor.

Nuk e bera kete postim me qellimin qe te qahem se si po shkojne gjerat. Interneti eshte i tille, dicka qe funksionon sot mbase nuk punon ne te ardhmen. Rendesi ka mentaliteti se si perballesh me probleme  te tilla. Une jam personi qe nxjerr mesim nga cdo gje qe i ndodh. Prandaj dhe kur gjerat nuk dalin ashtu sic dua, nuk behem pesimist e marr thjesht si mesim per te mos e bere me ate gabim ne te ardhmen.

Dhe mesimi me i mire nga kjo histori eshte: “Mos i vendos te gjitha vezet ne nje shporte“. Thenie e vjeter po qe vlen shume edhe ne shekullin me teknologjine me te avancuar ne historine e njerezimit.

Ky eshte nje nga rregullat baze te biznesit online. Vete mund te gjeni shume menyra per ta aplikuar, une do tju jap disa ide.

Pra mos u bazoni vetem ne nje teknike apo ne nje metode per fitimet tuaja. Mendoni prsh sikur te beni website vetem per Adsense. Dhe nje dite Adsense ndryshon rregulloren e saj dhe nuk lejon me publikues nga Shqiperia. “Biznesi” juaj do te falimentonte qe muajin e pare. Pra gjeni edhe menyra te tjera fitimi si prsh Affiliate Marketing per shitjen e  produkteve te ndryshme.

Te pelqeu artikulli qe sapo lexove? Shkruaj nje koment!
Ke ndonje per te shtuar? Shkruaj ketu opinionin tend.
Contact form