Per fat te keq edhe ne shqiperi kane filluar te krijohen me dhjetra e dhjetra blogje me tematike se si mund te besh leke online. Them per fat te keq se shume nga keto blogje kane nje nivel te ulet duke rekomanduar metoda qe nuk ju bejne te fitoni leke por thjeshte te humbisni kohen tuaj. Metoda te tipit PTC (pay to click) nuk kane per tju sjellur ndonje fitim.
Ju jeni me te zgjuar se kaq! Mos e lejoni veten qe te humbisni kohen tuaj me metoda te kota. Perqendrohuni ne ato metoda qe ju pelqejne me shume dhe qe sigurisht ju sjellin fitimet me te medha.
Behuni gjithmone kritike per ato lexoni, mos i pranoni te gjitha si te verteta. Ketu nuk po them qe te jeni skeptik per cdo gje, por qe te shikoni cdo gje me sy kritik. Pra nese dicka nuk ju bind apo nuk e keni te qarte thjeshte pyesni per me shume shpjegime, me ane te emaileve, duke lene nje koment ne postimin qe sapo lexuat apo duke bere pyetje ne forume specifike si prsh webmaster.al ose zeriyt.com/webmaster.html