E pabesueshme por u be gati 2 vite qe nuk po shkruaj me te ky blog.
Heren e fundit me sa mbaj mend shkruajta nje artikull se perse disa persona i futen biznesit online, pra gjejne menyra te ndryshme se si te bejne leke online. Dhashe disa arsye, por gjithmone e me shume (mendo qe kam 2 vite online me shume tani) po bindem se shumica e njerezve i futen kesaj pune sepse mendojne se leket online behen kot se koti pa shume mundim. – Nuk ka mendim me te gabuar!
Te ishte aq e thjeshte do te ishim bere te gjithe milioner.
– I keni pare fotot e shtepise sime te re qe bleva ne Bahamas?
-Jo?
Kjo mbase sepse nuk kam bere aq leke sa ta bej nje gje te tille. Por nga ana tjeter ndryshova shtepi; gjithmone nje shtepi me qera por me e madhe dhe me komode. E kush paguan per te gjithe kete ? – Google.
Per ata qe sapo i kane hyre kesaj pune, do te mendojne se ca hyn Google ketu. Pyetje me vend, por do tju duhet te prisni te bej nje postim si duhet mbi kete teme. Per momentin kerkoni ne google per fjalen “adsense” ose lexoni artikullin e wikipedia-s.
Tani ti kthehemi pak arsyeve se perse duhet ti futeni nje biznesi online.
Le ta filloj me historine time. E di qe mbase eshte pak e merzitshme te shikosh nje person qe flet per jeten e tij, por ne fund te fundit eshte blogu im dhe do ishte e cuditshme po te mos flisja pak per veten. E pastaj eshte nje blog, blogjet e para nuk ishin gje tjeter vecse ditare online. E nese ke ndonje gje kundra lexo rreshtin e pare te ketij artikulli.
Atehere, para disa vitesh isha ne nje pune normale. Si te gjithe te tjeret, pune qe nuk kishte te bente me PC apo internet. Problemi si ne shume te pune te tilla ishte se pronari i firmes nuk ishte asnjehere i kenaqur. Per ata persona qe kane vite ne pune, besoj se e kane patur nje problem te tille. Sinqerisht nuk ka gje me te keqe sesa kur nuk ndihesh i vleresuar ne pune, sidomos kur punon me te vertete shume. Nejse per ti rene shkurt, kriza e ketyre viteve e kapi dhe kete firme dhe pronari beri propozimin e tij unik; te punoja te njejtat ore pune per gjysem rroge. Normalisht nuk pranova dhe nuk u desh shume kohe dhe me pushoi nga puna.
E kjo eshte historia ime…
Por ka dhe historira te tjera. Fjala “reforme” ne anglisht do te thote “te ndryshosh dicka per me mire” (to change to a better state, form, etc.; improve by alteration, substitution, abolition, etc). Por ka nje problem me kete fjale ne gjuhen shqipe, ku “reforme” do te thote vetem nje gje, “pushim nga puna”.
E thone te gjithe qe nuk ka si puna e shtetit sepse mbase nuk merr shume leke por te pakten eshte e sigurte per tere jeten.
-Mbase….. por deri ne kohen e reformave. Ne kohen e reformave e gjen veten ne nje zyre me shefin tend (qe zakonisht ka te njejten mbiemer me deputetin e zones), i cili te falenderon per 35 vite sherbim. Por qe tani ka ardhur koha qe “ti japim hapesire te rinjve” (qe eshte nje menyre e bukur per te thene qe po te heqim nga puna ty per te vene djalin e nje mikun tone). Dhe krejt papritur e gjen veten te papune ne moshen 53 vjec. Dhe e bukura eshte se edhe pse ke gjithe keto vite pune, perseri duhet te presesh te behesh 65 vjec qe te marresh pensionin qe te takon. E keshtu, ne ate moshe, duhet te perdoresh aftesite e tua te tjera per te gjetur nje pune te re.
E kjo eshte historia e babait tim….
Nese do te me pyesesh mua ka vetem nje arsye perse dikush duhet ti futet nje biznesi online, “je zoti i vetes tende“. Kjo eshte arsyeja e vertete se perse duhet ti futeni nje gjeje te tille. Me jane dashur shume vite per ta kuptuar kete gje.
Ne fillim ishte thjeshte dicka e re fakti qe mund te beje leke duke ndejtur mbi PC. Pyesja veten nese eshte me te vertete e mundur nje gje e tille. Por me ardhjen e cekut te pare nga Adsense, e mora pergjigjen time. Me pas ishte ideja se po bej leke pa punuar fare, e kjo nuk ishte komplet e vertete sepse me ishte dashur shume kohe per ato website, plus qe ato leke ishin shume pak dhe me te vertete nuk te dilnin te kishe nje pavaresi te plote ekonomike. E me ne fund kuptova se po te punoja me shume do ta arrije dhe kete gje, dhe mbi te gjitha kishte dhe shume avantazhe te tjera qe ma benin me te thjeshte jeten.
Po tregoj disa nga avantazhet kryesore te punes online.
Se pari jeta eshte me thjeshte, pa strese. Shume persona e pelqejne punen e tyre po nuk durojne dot shefin, i cili zakonisht eshte shkaku kryesor i stresit nga puna. Ku punon online e vendos ti se ne cfare ore do ta fillosh punen dhe sa ore do te punosh, e kjo eshte nje aspekt shume i rendesishem sepse eshte puna ideale per nje prind qe ka femije te vegjel apo per nje student.
Ke kontroll te plote te jetes tende. Nuk ke njeri qe te pushon nga puna. Madje cuditerisht, edhe ne kohe krize fitimet online nuk kane ndryshuar dhe aq shume.
Mund te punosh nga shtepia jote. Imagjino te dalesh ne mes te dimrit, heret ne mengjes, me boren deri te gjuri per te ikur ne pune. Kur e di shume mir qe ka nje alternative tjeter qe te rrish ne shtepine tende te ngrohte dhe te fillosh punen. Pastaj mos harro se kur ke nje pune normale do te humbasesh shume kohe (rreth 1 ore) gjate rruges per ne pune dhe kthimin, kurse me punen online te mjafton vetem te ndezesh PC tende. Kete ore te fituar mund ta perdoresh per dicka tjeter, mbase duke i dedikuar pak me shume kohe familjes tende apo te dashures. Sa me shume rritesh e aq me shume e kupton se koha ka vlere te madhe, me te madhe se leku. Koha e kaluar me personat qe do vlen me shume se leku. Leku eshte thjeshte nje gje qe te duhet per te bere nje stil jete te caktuar, por asnjehere nuk duhet te behet gjeja paresore.
Te flasim pak per leket. Me nje pune fikse gjithmone ke nje limit rroge. Marrim si shembull nje mesues. Merr te 400 mije leke te vjetra ne muaj dhe mbase duke bere ndonje kurs privat ben dhe ndonje 100-300 mije te tjera dhe mbase mund te arrije ne nje maksimum 700 mije ne muaj. Me shume se kaq nuk mund te beje edhe nese eshte me te vertete mesues shume i mire. Dhe ky eshte nje rast mesatar sepse ka profesione te tjera ne te cilat rroga nuk shkon me shume se 350 mije leke te vjetra ne muaj dhe nuk kane mundesi as te punojne ndonje pune shtese ashtu sic ka edhe persona qe arrijne te bejne 1 milion ne muaj. Po perseri ka nje limit, mbase mund te te rritet rroga dhe te shkosh te 1.3 milione por me shume nuk ka. E bukura e punes online eshte se ne teori nuk ka ndonje limit fitimi. Mund te beni disa qindra euro me adsense (ose mijera) dhe mund te beni me dhjetra mijera euro duke punuar me affiliate marketing.
OK ka edhe persona qe arrijne shuma si 10.000€ ne muaj, por te mos marrim nje rast kaq te mire. Te themi se ti arrin te besh vetem 2.000€ ne muaj (qe eshte normale nese e konsideron punen online si nje pune te vertete), do te thote qe perseri ben me shume leke se 90% e punetoreve ne shqiperi. Plus qe nga viti ne vit fitimet shtohen. Mendo nje i punesuar ne shtet qe merr te 100 mije leke te vjetra si vjetersi pune (qe do te thote qe ka shume vite ne ate pune). Kurse me punen online nga viti ne vit numri i websiteve shtohet dhe keshtu edhe leket dhe mund te arrish ne nje pike kur nuk te duhet te duhet te punosh fare dhe megjithate te vijne jashtezakonisht shume leke.
E ku dua te dal me kete? Thjesht se nuk ke limit se cfare mund te besh. Je ti ai qe vendos se sa ore do te punosh e sa leke do te marresh ne fund te muajit. Je ti ai qe vendos nese do te punosh aq sa te besh 1000€ ne muaj apo ai qe do me shume. Nese e mendon me mendje te hapur e shikon se nuk ke limit mbi fitimet.
Nje avantazh tjeter eshte se puna jote nuk ka vendndodhje fizike, te mjafton vetem nje lidhje me internetin. Mund te punosh edhe nese transferohesh ne ndonje qytet tjeter apo nese shkon me pushime.
Per ti permbledhur pak keto 3 postimet e fundit. Te punosh ne internet eshte nje pune e vertete. Dhe si cdo pune e ka nje fillim paska te veshtire, por me kalimin e kohes cdo gje behet me e qarte dhe nuk harxhon kohe me projekte qe nuk te sjellin fitime reale. Vecoria e punes online eshte se te jep mundesine qe te kesh nje stil jetese ndryshe. Je ti ai qe ke ne kontroll cdo gje; sa ore do te punosh, kur do te punosh dhe sa do qe te fitosh cdo muaj. Eshte me te vertete nje ndjenje e bukur kur e shikon se je i zoti te besh cfare te duash, kur te duash dhe ku te duash ti.
PS1: Ky artikull nuk i ben thirrje te gjitheve qe te lene punet e tyre normale dhe ti futen punes online, por thjesht tju shtyje te hapni pak syte. Jemi ne shekullin e 21 dhe rregullat e lojes kane ndryshuar.
PS2: I kerkoj fajle te gjithe deputeteve qe po lexojne kete artikull. Autori i ketij artikulli nuk ka pasur fare si qellim te thote qe puna online eshte me mire sesa ajo e nje deputeti apo ndonje inspektori te kontrollit te shtetit. Mbase dhe puna online e ka nje limit por puna juaj jo.
15:35 on May 25th, 2014
me pelqeu mesatarisht
17:45 on March 27th, 2015
pershendetje. me pelqeu artikulli juaj. …jam nje qytetar nga berati dhe kam nje agjenci udhetimesh ne hyrje te beratit, puna ka ren 80% jam drejt mbylljes se aktiviteti se nuk po arj te nxjer dhe leket e qeras. kam kaq koh qe dua te punoj online por nuk kam gjetur porten e duhur ku te trokas… kerkoj nje ndihm nga ju. me respekt Eduart Ajdinaj