Imagjinojeni sikur jeni ne ndonje udhetim dhe po vizitoni nje vend per te cilin keni degjuar ne TV por nuk e keni pare me syte tuaj. Ky vend ka nje emer te gjate e pak si te cuditshem “Si te beni leke nga interneti”. Me lejoni te jem une guida juaj ne kete udhetim.
Ashtu si guida e nje udhetimi qe zgjedh vetem vendet me te bukura per te vizituar, ashtu edhe une do tju ndjek ne disa fusha te webmarketing. Por me eshte e pamundur te pershkruaj te gjitha anet e te berit lek online. E keshtu do te perqendrohem te ato teknika apo aftesi qe sipas mendimit tim jane te domosdoshme per kedo qe i ka vene vetes qellim te filloje nje “biznes” online.
Te blogosh (u shtua nje folje e re gjuhes shqipe), eshte qejf. Nese dikush e shikon si pune, i humbet i gjithe lezeti. Do te doja qe ky blog te mos ishte thjeshte nje vend ku te merrni informacione dhe asnje gje tjeter, por do te doja te ishte nje ambjent diskutimi mbi tema te shumta. Per kete arsye do tju kerkoja qe te shkruanit nje pergjigje per cdo postim timin, e kjo per 2 arsye;
Mos harroni se te besh lek online nuk eshte nje shkence egzakte, prandaj per cdo postim mund te shtohet me ane te komenteve ndonje ide e re ose ndonje informacion shtese.
Le ta fillojme pra udhetimin se bashku…