Mjafton te hedhesh syte ne google ku per termin “make money online” (broad) ka 400’000’000 rezultate dhe “exact” mbi 22’000’000.
Nje gje te tille e kam vene re edhe ne Shqiperi, ku “online marketer” po shtohen dita dites.
Tani te them mendimin tim persa i perket arsyeve qe keta persona i futen ketij biznesi, jo vetem per shqiptaret.
Aryeja e pare sipas meje eshte ajo se tani jemi ne krize. Mbase dikush do mendoje se po ekzagjeroj, por nese e mendon mire kjo krize disa vjecare i ka futur njerezit ne depresion. Personalisht me bie rasti te takoj apo flas me shoke te mi qe nuk po arrijne te gjejne nje pune ose qe jane pushuar nga puna pasi firma per te cilen punonin ka falimentuar (sic eshte rasti im para dy javesh).
E besoj se te gjithe keta persona e shikojne si nje rrugedalje te mire punen ne internet. Sepse mendojne qe nuk duhet te jete ndonje gje e veshtire.
Arsyeja e dyte, gjithmone sipas meje, eshte se shume nga keta persona e kane nje pune por nuk jane te kenaqur me te dhe duan te gjejne nje zgjidhje. Mbase nuk durojne dot shefin apo personelin e punes. Apo me keq (duke ju rikthyer perseri krizes) tani u duhet te punojne me shume ore pune per nje rroge me te ulet.
Kurse arsyeja e trete eshte ajo qe te besh pak leke me shume ne fund te muajit. E ketu futen te gjithe ata njerez qe nuk e shikojne te berin leke me ane te internetit si nje pune full-time, por thjeshte si dicka per te shtuar fitimet ne fund te muajit. Ketu pjesa me e madhe jane studente, ose persona qe kane nje pune dhe duan nje mini-rroge extra.
Nje arsye tjeter eshte se leku online behet kot, pa ndonje pune te madhe. Gabim!!! Te besh me te vertete lek online do pune te madhe. E ketu nuk po flas per te bere 50$ ne muaj (mbase eshte shume e thjeshte nje gje e tille), por per te pasur nje pune qe te te japi te pakten 600$ cdo muaj.
Te gjitha keto mesiper jane arsye te gabuara per te filluar nje biznes online. Ka shume avantazhe te tjera qe dua ti shpjegoj te postimi tjeter.
06:10 on April 21st, 2011
Nese do me pyesje mua une do te thoja qe shumica qe kerkojne te bejne leke online mendojne se eshte nje gje e thjeshte dhe pa mundime.
21:42 on September 6th, 2012
[…] Perse te gjithe duan nje biznes online? […]